Ish kreu i Demokracisë së Re, Imer Selmani në emisionin Click Plus thurri ellozhe për Qeverisjen e mirë në këtë kohë të krizës. Ai tha se Qeveria ka arritur të mbrojë më së miri në rajon komponentën sociale.
Ai tha se Republika e Maqedonisë së Veriut ka derivatet më të lira në treg në krahasim me vendet e rajonit.
“Qeveria jonë në krahasim me vendet e rajonit ka bërë punë më të mirë për të ruajtur komponentën social. Kemi çmim më të lirë të derivative të naftës në rajon”, tha Selmani.