Pas Ukrainës, kush pason? A mund të parandalohen luftëra tjera?

0
70
An elderly woman wrapped with an European Union flag attends a pro-Ukraine rally in the eastern Ukrainian city of Lugansk on April 15, 2014. Russia's foreign minister on April 15 warned Kiev against using force to quell pro-Moscow separatists in eastern Ukraine, saying the "criminal" act would undermine talks planned in Geneva. Ukraine's Western-backed leader on April 15 accused Russia of trying to enflame the country's southeast but said he would proceed cautiously against pro-Kremlin militias consolidating control in the volatile region.AFP PHOTO / DIMITAR DILKOFFDIMITAR DILKOFF/AFP/Getty Images

“Marrëdhënia e Rusisë me liderët më luftarak dhe problematikë të Ballkanit Perëndimor, përkatësisht Aleksandar Vuçiç të Serbisë dhe liderin serb të Bosnjës Milorad Dodik, nuk është sekret. Niveli i mbështetjes ushtarake dhe politike që Rusia i ofron Serbisë, në veçanti, është i rëndësishëm dhe duhet të ngrejë alarmin nga Ankaraja në Londër dhe nga Berlini në Uashington”, kështu ka bërë me dije në shkrimin e saj për The Economist presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, transmeton Zhurnal.

 

 

Ajo kujton se në vitin 2012, para se Vuçiç të vinte në pushtet, Serbia kreu dy aktivitete ushtarake me aleatin e saj lindor. Pas gati një dekade të udhëheqjes së tij, numri i këtyre llojeve të aktiviteteve është rritur në mënyrë eksponenciale.

“Zhvillimet në Ukrainë janë një kujtesë se nuk duhet të jemi kurrë indiferentë përballë autokracisë ose kur kërcënohen vlerat dhe aleatët tanë. Kjo nuk ka të bëjë me “ne” dhe “ata”, kjo është një kujtesë për të gjithë ne përsëri se një kërcënim për demokracinë në një territor është një kërcënim për të gjithë ne.

Në pjesën tonë të botës, paqja dhe stabiliteti janë arritur me sakrifica të mëdha, duke përfshirë humbjen e shumë jetëve të pafajshme. Ne duhet të bëjmë gjithçka për ta mbajtur atë, dhe kjo do të thotë të themi të vërtetën kur përballemi me agresionin e përditshëm nga fqinji ynë Serbia”, shkruan Osmani.

“Duhet të sigurohemi që lufta në Ukrainë të mos përhapet në Ballkanin Perëndimor”

Se përpjeka e perëndimit duhet të koncentrohet në atë që kriza në Ukrainë të mos përhapet edhe në gadishullin Ballkanik, ka pohuar edhe i dërguari special i Britanisë së Madhe në Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach.

“Ne duhet të jemi të gatshëm të punojmë së bashku për t’u siguruar që lufta të mos përhapet në Ballkanin Perëndimor. Unë jam që të punojmë me miqtë tanë në rajon që kjo të mos ndodhë”, ka theksuar Peach.

“Rruga euroatlantike çon në një të ardhme më të mirë. Britania inkurajon të gjitha qeveritë në rajon ta ndjekin rrugën euro-atlantike dhe rrugën drejt BE-së, sepse ne mendojmë se ajo ofron shpresën më të mirë për njerëzit e rajonit për një të ardhme më të mirë, pa luftë”, ka shtuar Peach.

Peach ka komentuar edhe deklaratat e fundit të Presidentit Vuçiç se vendi i tij nuk dëshiron të anëtarësohet në Aleancën Veri-Atlantike.

“Ne e respektojmë nëse vendet e rajonit nuk duan të anëtarësohen në NATO, është e rëndësishme që ata të kenë këtë mundësi, njëjta vlen edhe për anëtarësimin në Bashkimin Evropian”, pohon Peach.

Osmani: Integrimi në BE po bëhet çështje sigurie

Theksi mbi sigurinë e rajonit vihet në çdo takim bilateral të shteteve nga rajoni.

Në takimin e fundit mes Ministrit të Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani dhe Kryeministrit të Republikës së Bullgarisë, Kiril Petkov u bisedua për konfliktin ushtarak në Ukrainë dhe si i njëjti do të reflektohet në raport me sigurinë në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe Evropës.

“Na duhen mesazhe të qarta dhe të pahamendshme si garantues të perspektivës evropiane të vendeve të rajonit. Integrimi ynë evropian po bëhet një çështje sigurie dhe vetëm një hap pozitiv në këtë drejtim do të kontribuojë në sigurinë e përgjithshme dhe sigurinë e të gjithë kontinentit evropian”, tha Osmani.

Kryediplomati Osmani ka ngre alarmin për sigurinë e rajonit edhe në Parlamentin Evropian. Ai në fjalimin e tij të fundit pranë AFET ka deklaruar:

“Anëtarësimi i rajonit në BE është thelbësore për sigurinë e Unionit. Ne po përballemi me terrorizmin gjeopolitik i cili duhet të trajtohet me mjete gjeopolitike dhe gjeostrategjike. Një prej tyre është hapja e plotë e dyerve të BE-së për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërisë. Unioni mund të krahasohet me një tanker në oqean, që kohëra normale është i ngadalshëm dhe kërkon kohë për të marrë një vendim të jashtëzakonshëm. Por, në kohë stuhish dhe dallgësh të forta, po ai tanker ka treguar se di të ecë shpejt në drejtimin e duhur, se di të kapërcejë inercionin për të cilin shpesh fajësohet Unioni. Unioni e tregoi këtë gjatë pandemisë. Tani është koha për veprim përsëri. Lufta në Ukrainë na prek të gjithëve. Bëhet fjalë për sigurinë dhe stabilitetin tonë të përbashkët politik dhe ekonomik. Maqedonia e Veriut qëndroi me Unionin për Ukrainën. Dhe ne presim që Bashkimi të qëndrojë me ne”./Zhurnal

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here