Futbollistët e Maqedonisë së Veriut sonte kthehen në Shkup

0
55

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut sonte po kthehet në Shkup, një ditë pas triumfit sensacional ndaj kampionit aktual evropian Italisë (1:0) në gjysmëfinalen e barazhit për plasman në Kupën Botërore 2022.

E paraparë është që në ora 18:00 në Aeroprotin e Shkupit, ekipi të kthehet me fluturim parter nga Palermo.

Selektori Bllagoja Milevski do të shfrytëzojë fundjavën për përgatitje për finalen kundër Portugalisë, që do të luhet të martën në ora 20:45 në stadiumin “Dragao” në Porto, ndërsa fituesi do të sigurojë plasman në Kupën Botërore 2022 që do të mbahet prej 21 nëntor deri në 18 dhjetor në Katar.

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në duelin kundër Portugalisë do të jetë më e fuqishme sepse do të ketë edhe futbollistët Elif Elmas dhe Tihomir Kostadinov, që munguan në gjysmëfinalen e djeshme në Palermo për shkak të kartonit të verdhë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here