Në një video-mesazh të postuar në llogarinë e tij zyrtare në Facebook, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky falënderoi anëtarët e Këshillit Europian për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, por tha se ishte “pak vonë”. Zelensky tha se nëse sanksionet do të kishin qenë parandaluese, kishte shanse që Rusia të mos kishte nisur luftën.