OKB: 2.8 mln ukrainas janë larguar nga vendi, rreth 13 mln të tjerë janë bllokuar në zona luftimi

0
41

Më shumë se 3.8 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina, thotë OKB. Ndërsa 6.5 milionë të tjerë janë të zhvendosur brenda vendit, shkruan Sky News.

Gjithashtu bën me dije se rreth 13 milionë ukrainas janë bllokuar në zona luftimi dhe nuk mund të largohen.

Rreth 160,000 prej tyre janë në qytetin jugor të Mariupolit, sipas kryebashkiakut të tij.

Ukraina tha se nuk do të hapte asnjë korridor humanitar sot për shkak të shqetësimeve rreth “provokimeve” të mundshme ruse.

Kryebashkiaku i Mariupolit Vadym Boichenko ka bërë thirrje për një evakuim të plotë.

Mariupol, i cili ka qenë një objektiv kyç për forcat ruse për shkak të vendndodhjes së tij strategjike, ka qenë i rrethuar pothuajse që nga fillimi i pushtimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here