Vladimir Putin i ka vënë ultimatum Bankës Qendrore e Rusisë dhe Gazprom që të ndërmarrin veprime deri më 31 mars për të ndryshuar monedhën e pagesës për furnizimet me gaz për vendet jomiqësore në rubla, sipas Russia Today.
Kjo përmendet në listën e udhëzimeve të presidentit rus pas takimit me anëtarët e kabinetit.
“Zbatimi i një sërë masash për ndryshimin e monedhës së pagesës për furnizimet me gaz në vendet e Bashkimit Evropian dhe në vende të tjera që kanë vendosur masa kufizuese ndaj shtetasve të Federatës Ruse dhe subjekteve juridike ruse në rubla ruse.”