Simovski: Përkundër gjitha sfidave, regjistrimi është i saktë

0
51

Regjistrimi i popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave 2021, është regjistrimi i parë sipas shumë parametrave – i pari pas dy dekadave, i pari pas pandemisë, i parë me metodë të kombinuar, i pari që është regjistruar edhe diaspora dhe më e rëndësishmja është se ka përfunduar me sukses”.

Këtë në një intervistë për AIM, e deklaroi drejtori i Entit Shtetëror për Statistika (ESHS) Apostoll Simovski. Ai tha se është krenar duke shtuar se regjistrimi është efikas, profesional dhe i përfunduar me sukses.

Simovski gjithashtu thotë se analiza e kryqëzuar e të gjitha të dhënave, nuk lë hapësirë ​​për manipulime dhe kur ke baza serioze të të dhënave përmes të cilave kontrollon disa herë të dhënat e mbledhura, mundësia e gabimit praktikisht nuk ekziston. Sipas tij, informacioni i saktë për gjendjen reale të popullsisë do t’i japë shtetit mundësinë për të krijuar politika që mund t’i përgjigjen më mirë nevojave të qytetarëve dhe biznesit.

Publikimi i të dhënave do të bëhet radhazi, sipas grupeve të të dhënave. Grupi i parë i të dhënave që do të publikohet nesër përfshin të dhëna për popullsinë totale rezidente, totalin e popullsisë jorezidente, gjininë, moshën, përkatësinë etnike, fenë, gjuhën amtare dhe gjuhën e zakonshme të familjes, numrin e banesave dhe numrin e familjeve, ndërsa në muajt në vijim do të publikohen grupe të dhënash për karakteristikat arsimore dhe ekonomike të popullsisë, strehimin, familjet, aftësinë e kufizuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here