Ministrja austriake për BE-në për vizitë në Shkup

0
41

Ministrja federale për BE-në dhe për Çështje Kushtetuese të Austrisë, Karoline Edshtadler, sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare njëditëshe në vend.

Siç njoftoi Sekretariati për Çështje Evropiane, Edshtadler do të ketë takim bilateral me nikoqirin e saj, zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq, në të cilën në fokus do të jenë perspektiva eurointegruese e rajonit, marrëdhëniet me Bullgarinë si dhe kriza e sigurisë.

Në suaza të vizitës në Shkup, Edshtadler do të takohet edhe me shefin e shtetit Stevo Pendarovski, kryeministrin Dimitar Kovaçevski, kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi dhe me ministrin e Punëve të Jashtme Bujar Osmani, ndërsa është planifikuar edhe takim me liderin e OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here