Austria fuqishëm mbështetë Shkupin e Tiranën, integrimi jonë çështje stabiliteti

0
72

Rusia, siç vlerësoi dje në Shkup ministrja austriake për BE dhe çështje kushtetuese Karoline Edshtadler, ka hyrë në mënyrë agresive në Ukrainë dhe qëllimi i Vlladimir Putinit është ta ndajë Evropën dhe të vërë në pikëpyetje bashkëpunimin dhe unitetin. Prandaj, nevojitet bashkëpunim më i thellë me partnerët dhe anëtaret e ardhshme të BE-së.

“Tani është shumë e rëndësishme që të hedhim hapin tjetër në negociatat e Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por edhe me vende të tjera, si Shqipëria. Ne duam të mbajmë fjalën tonë sepse pranimi i këtyre vendeve është një çështje e stabilitetit dhe sigurisë së BE,” tha Edshtadler.

Ajo theksoi se përparimi i bërë nga Maqedonia e Veriut, përkundër disa hapave prapa, është i madh në aspektin e administratës publike, drejtësisë dhe luftës kundër korrupsionit, por gjithashtu u dërgoi mesazh qytetarëve të Maqedonisë së Veriut që të mos e humbin besimin në BE.

Për ministrin e Jashtëm Bujar Osmani, përkushtimi i Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në BE është konsistent dhe i përhershëm.

Sipas ministrit, përcaktimi i vendit për anëtarësim në BE është konsistent, para se gjithash sepse shteti është pjesë gjeografike, kulturore dhe historike e Evropës dhe prej këtu i përket edhe Bashkimit Evropian.

i theksoi se, për fat të keq, Rusia ka aktivitete në Ballkanin Perëndimor dhe kjo nuk është e fshehtë, ndërsa MPJ-ja jonë pesë diplomatëve rusë ua ndërpreu qëndrimin këtu gjatë kësaj jave. Ai konsideron se stabiliteti dhe siguria e Ballkanit janë drejtpërdrejtë të lidhura dhe çdoherë ishin të lidhura me perspektivat për anëtarësim në BE. Unioni është, thotë Mariçiq, fuqi mbajtëse edhe për reformat edhe për ndryshimet, por edhe për zgjidhje të çështjeve të vështira të Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe çështjet bilaterale të cilat ne si Maqedoni e Veriut i patëm me Greqinë dhe tani i kemi me Bullgarinë.

Ne si Maqedoni e Veriut përfituam status të kandidates së bashku me Kroacinë në vitin 2005 dhe pritnim së bashku t’i fillojmë negociatat. Kroacia tashmë nëntë vite është anëtare e BE-së, ne ende presim t’i fillojmë negociatat. Prandaj konsiderojmë se ndryshimet pozitive mund të vazhdojnë vetëm nëse perspektiva për anëtarësim në BE është reale, dhe qytetarët mund ta njohin si të vërtetë. Ne si Qeveri nuk kemi dilema se në cilën anë duhet të qëndrojmë, por presim që BE-ja t’i hapë dyert për fillim të negociatave në mënyrë që ajo perspektivë dhe ai përcaktim të marrë shprehje akoma më të fuqishme”, shtoi Mariçiq.

“Nevoja për konsolidimin e Bashkimit Evropian me këtë pjesë të Evropës e cila është e rrethuar nga shtetet anëtare dhe nuk është pjesë e Bashkimit Evropian është jashtëzakonisht e rëndësishme për vetë Bashkimin Evropian. Prandaj, ne besojmë se anëtarësimi i rajonit, por mbi të gjitha i Maqedonisë së Veriut është me vlerë të shtuar sigurie, politike dhe ekonomike për vetë BE-në”, tha Osmani.

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq në konferencën e përbashkët për shtyp me ministren Edshtadler theksoi se si Qeveri nuk kanë dilema në cilën rrugë duhet të mbesim, por, potencon, presim që BE-ja t’i hap dyert për negociata.

“Ne në ditën e parë të fillimit të luftës në Ukrainë dhe agresionit të Putinit iu bashkangjitëm sanksioneve të BE-së dhe në atë mënyrë njëqind për qind, tërësisht, si shtet-kandidat u harmonizuam me politikat e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri. Ai nuk ishte vetëm obligim i ynë si shtet kandidat, por edhe zgjedhje me të vërtetë serioze politike dhe morale në këtë situatë të qëndrojmë në anën e Ukrainës. Në përgjithësi, ai vendim nuk është i lehtë, duke pasur parasysh ndikimin e Rusisë edhe përmes resurseve edhe përmes energjensëve dhe përmes tërë asaj që e ka si ndikim këtu. Por, ne si shtet anëtar i NATO-s dhe si shtet i cili qartë është përcaktuar edhe për anëtarësim në BE, nuk kemi dilema se në cilën anë duhet të qëndrojmë”, deklaroi Mariçiq duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve se çfarë pasoja po pëson vendi nga lufta në Ukrainë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here