Në sektorin publik janë punësuar 132.088 persona në 1.346 institucione

0
48

Shkup, 31 mars – Në sektorin publik në vend me 31 dhjetor të vitit të kaluar janë të punësuar 132.088 persona në 1.346 institucione. Më shumë se gjysma kanë të paktën arsim të lartë. Krahasuar me vitin e kaluar ka rreth 900 të punësuar më shumë. Në organet shtetërore ka reduktim për rreth 600 persona. Shumica e punonjësve të sektorit publik punojnë në arsim. Mosha mesatare e të punësuarve është 46 vjeç.

Përmbajtja rifillon pas shpalljes
Bëhuni aktiv në shtrat si dikur, prostata nuk do të jetë më problem!

 

Këtë e tregon analiza e Raportit vjetor për të punësuarit në sektorin publik për vitin 2021, të cilin e prezantoi sot në një konferencë për media ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Publike, Admirim Aliti.

Ai theksoi se nga numri i përgjithshëm i të punësuarve, 19.311 persona punojnë në ARM, MPB, ASP, Agjencinë e Inteligjencës dhe Drejtorinë e policisë financiare dhe për ta, siç tha ai, për shkak të specifikës së veprimtarive nuk jepen analiza më të hollësishme. Ato janë bërë për 112,777 punonjësit e tjerë në të gjithë sektorin publik.

“Ajo që bie në sy është se numri i punonjësve të qeverisjes shtetërore përfaqëson vetëm 13 për qind të numrit të përgjithshëm të të punësuarve në sektorin publik, gjegjësisht nga gjithsej 132.088 të punësuar në sektorin publik, në Qeveri, ministri, organet e tyre, organet e administratës shtetërore… janë të punësuar 15.302 persona”, tha ministri.

Aliti shtoi se nga analizat rezulton se numri më i madh i të punësuarve është në arsim, me 33 për qind, pasuar nga shëndetësia 19 për qind, administrata shtetërore me 13 për qind, ndërmarrjet komunale të ndërmarrjeve publike me 9 për qind nga numri i përgjithshëm i të punësuarve.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, numri i të punësuarve në sektorin publik është rritur me 905 persona. Rënie ka edhe numri i të punësuarve në organet e qeverisjes shtetërore, ku në vitin 2020 kanë punuar 15.945 persona, ndërsa në vitin 2021 15.302 që është rënie prej 643 punësimesh.

Në vitin 2021 është rritur numri i personave me kualifikime të arsimit të lartë, pra më shumë se gjysma e të punësuarve në sektorin publik kanë më pak arsim të lartë. Prej tyre 4.753 janë master dhe 2.575 doktorë shkencash.

Raporti tregon se shumica e të punësuarve ose 55.3 për qind janë gra dhe 44.7 për qind janë burra. Mosha mesatare e punonjësve të sektorit publik është 46 vjeç. Për nga përkatësia etnike në nivel të gjithë sektorit publik, maqedonasit janë të përfaqësuar me 73,57 për qind, shqiptarët me 20,35, turqit me 1,95, romët 1,19, serbët me 1,07 për qind….

Ministri informoi në konferencën për media se është në proces një projekt i cili, siç tha ai, parasheh një ndër ndryshimet më të guximshme në administratë. Ato, theksoi Aliti, do të nënkuptojnë një riorganizim të plotë të organeve të administratës shtetërore, agjencive dhe shërbimeve inspektuese në nivel horizontal, eliminimin e çdo përputhje të kompetencave të institucioneve dhe vendosjen e një hierarkike të qartë sipas kompetencave të institucionit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here