Turqit në Maqedoni nuk pranojnë rezultatet e regjistrimit

0
55

Shkup, 31 mars – Këshilli Koordinues Kombëtar të Regjistrimit të Turqve të Maqedonisë së Veriut i cili përbëhet nga të gjitha organizatat joqeveritare turke dhe partitë politike turke reaguan në lidhje me regjistrimin e fundit shprehën kënaqësitë në lidhje me mangësitë e regjistrimit, të drejtat kushtetuese të garantuara dhe shkeljet në Ligjin e regjistrimit. “Përkundër kësaj, mungesa e instruktorëve dhe regjistruesve turq, mosfunksionimi i aplikacionit elektronik për vetëregjistrim prej ditësh, bllokimi i procesit të regjistrimit të diasporës, problemet me përkthimit dhe mangësitë në aplikacionin për vetëregjistrim, mosinformimi adekuat i qytetarëve për regjistrimin, presionet dhe manipulimet në terren si dhe mospërfshirja në regjistrim të shumë pjesëtarëve të komunitetit turk, ishin disa nga problemet të cilat janë vërejtur haptazi”, thuhet në reagimin e tyre.

Sipas tyre, rezultatet e regjistrimit të popullsisë të shpallura nuk reflektojnë të vërtetën dhe përqindjen e komunitetit turk dhe nuk tregojnë numrat reale.

“Ekzistojnë dallime të habitshme në të dhënat të mbledhura nga vendbanimet e ndryshme ku jetojnë turqit dhe të dhënat zyrtare që u publikuan sot. Duke u nisur nga kjo që u tha më lartë, ne si komunitet turk në Maqedoninë e Veriut, është e pamundur t’i pranojmë numrat dhe përqindjet e publikuara nga regjistrimi i popullsisë. Prandaj, në emër të Këshillit Koordinues Kombëtar të Regjistrimit të Turqve të Maqedonisë së Veriut, deklarojmë se numrat dhe përqindjet e publikuara në lidhje me komunitetin turk, i cilësojmë si joreale, nuk i njohim dhe të njëjtat absolutisht nuk i pranojmë. Me këtë rast, dëshirojmë të theksojmë që në periudhën në vijim maksimalisht do t’i përdorim ankesat, si dhe të drejtat ligjore dhe demokratike në lidhje me rezultatet e regjistrimit”, u tha në reagimin e tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here