Shaqiri i reagon Nedellkovit: Greva nuk është zgjidhje, drejtorët të gjejnë zgjidhje mësimi të mbahet

0
60

Në emisionin ClickPlus në TV21 bashkë me kryetarin e SAShK-ut, Jakim Nedellkov ishte edhe ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri.

Duke i reaguar Nedellkovit ku thotë se nëse për 10 ditë nuk ndryshon asgjë, greva në arsim realizohet, Shaqiri tha se kjo nuk është zgjidhje.

“Grevën nuk e shoh si opsion për zgjidhjen e probleme, por kuptohet se greva është pjesë e të drejtës sindikale dhe unë e respektoj vendimin e sjell nga Këshilli i Sindikatës”, tha Shaqiri.

Shaqiri premton se do të vazhdojnë negociatat dhe paralajmëroi diskutim të përbashkët me qëllim të gjetjes së zgjidhjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here