Johnson: Putini nuk mund ta thyejë kurrë shpirtin e popullit të Ukrainës

0
65

Kryeministri britanik Boris Johnson, ka thënë se Putini asnjëherë nuk do të arrijë ta thyejë shpirtin e popullit të Ukrainës.

Ai madje ka thënë se shumë shpejtë Ukraina do të ngrihet sërish dhe të rreshtohet në mes kombeve të lira dhe sovrane.

Johnsoni këtë e bëri të ditur përmes një postimi në Tëittër, për të treguar mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën.

Kujtojmë se ai dje ka thënë se do të bëjë gjithçka që mundet për ta ndaluar makinerinë luftarake të Putinit.

Në anën tjetër, presidenti ukrainas, Zelensky e ka falënderuar atë për mbështetjen e dhënë si dhe ka thënë se Mbretëria e Bashkuar mbetet një aleat i fuqishëm i Ukrainës. /Zëri

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here