
Presidenti i Francës Emmanuel Macron, ka deklaruar ditën e sotme se çdo vend i Evropës duhet të ndalojë importin e qymyrit dhe naftës nga Rusia të paktën për një javë, në formë sanksionesh për ngjarjen e rëndë që Rusia kreu në Bucha ku dhjetëra civilë u gjendën të vrarë.
Macron u shpreh se e ka shumë të qartë se ajo çfarë ka ndodhur në Bucha ishte një krim lufte dhe është më se e qartë se ushtria ruse është përgjegjëse për të gjithë këtë ngjarje.
“Nuk mundet që ta lemë këtë gjë që të rrëshqasë. Duhet të vëmë patjetër sanksione në mënyrë që të ndëshkojmë atë çfarë ndodhi në Bucha dhe atë që po ndodh në Maripol. Rusia duhet të përgjigjet për të gjitha këto krime që po kryen në Ukrainë dhe ne duhet të dërgojmë sinjalin e qartë se ky është dinjiteti ynë kolektiv dhe se ne duhet ta mbrojmë atë me çdo kusht. Nuk ka paqe pa drejtësi”- tha Macron.
Franca është shprehur e gatshme të ndihmojë Ukrainën për hetinmin e ngjarjeve që ndodhën në Bucha, megjithëse Macron refuzoi të deklarojë nëse presidenti rus Vladimir Putin duhet të përballet me gjyqin për atë që ndodhi atje.
Top Channel