Pendarovski: Që nga pavarësia, qëllimi ynë strategjik ishte anëtarësimi në NATO

0
229

Shkup, 4 prill – Anëtarësimi në NATO ishte një nga qëllimet tona kyçe srategjike që nga pavarësia, i përkrahur me konsensus të gjerë politik në nivel kombëtar dhe përkrahje të lartë nga qytetarët, ka shkruar presidenti Stevo Pendarovski në Fejsbuk.

Ai në publikim potencoi se gjatë procesit të aderimit në Aleancë kanë qenë të nevojshme vendime të vështira dhe reforma thelbësore.

“Procesi i aderimit në Aleancë ka qenë i gjatë, nevojiteshin vendime të vështira dhe reforma thelbësore në Armatën tonë dhe sektorin e sigurisë, por, sot, kur rendi ndërkombëltar është në rrezik, e kuptojmë rëndësinë e anëtarësimit në NATO. Anëtarësimi në Aleancë qartë e tregon edhe orientimin tonë afatgjatë për respektimin e vlerave të cilat i ndajmë me bahskësinë euroatlantike: lirinë, demokracinë dhe sundimin e së drejtës, si parakushte për zhvillim të sukseshsëm”, thotë Pendarovski.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here