Zelensky në Grammy: Muzikantët tanë u këndojnë të plagosurve në spitale

0
227

Të dashurit tanë nuk e dinë nëse do të jenë më bashkë. Lufta nuk na jep mundësinë të zgjedhim se kush do të mbijetojë dhe kush jo. Muzikantët tanë veshin parzmore në vend të kostumeve. Ata u këndojnë të plagosurve në spitale. Edhe atyre që nuk i dëgjojnë, sepse muzika arrin të depërtojë në shpirtin e tyre.

Ne po mbrojmë lirinë tonë për të jetuar, për të dashur dhe për tu dëgjuar. Në tokën tonë, ne po luftojmë kundër Rusisë, e cila po mbjell heshtje me bombat e saj. Zëvendësojeni heshtjen me muzikën tuaj për të treguar historinë tonë.”

Fjalimi i presidentit u pasua me një performancë nga kënga e re e John Legend Free, së bashku me muzikantët ukrainas Siuzanna Iglidan dhe Mika Newton dhe poeten Lyuba Yakimchuk, ndërsa imazhet nga lufta u projektuan në ekranet pas tyre duke nxitur përpjekjet për mbledhjen e fondeve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here