Boris Johnson: Vrasjet në Bucha nuk janë shumë larg gjenocidit

0
209

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, iu drejtua qytetarëve rusë me një video-mesazh. Në të Johnson tha se nuk beson se presidenti Putin vepron në emrin e tyre.

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, foli gjatë video-mesazhit rusisht. Ai tregoi për masakrën në qytetin Bucha dhe u bëri thirrje qytetarëve rusë që të informohen për realitetin dhe të zbulojë të vërtetën rreth pushtimit të Ukrainës dhe ofensivës brutale të Vladimir Putinit në Ukrainë. Boris Johnson tha se nuk beson se presidenti Putin vepron në emrin e tyre.

Kryeministri i Britanisë së Madhe tha se vrasjet në Bucha “nuk janë shumë larg gjenocidit” dhe shtoi se Britania e Madhe do të vendosë më shumë sanksione ndaj regjimit të Putinit.

Sanksionet po veprojnë

Duke folur për sanksionet ministrja e Jashtme e Britanisë së Madhe, Liz Truss, tha se sanksionet e deritanishme ekonomike kishin pasur një “ndikim gjymtues” dhe “e kanë rikthyer ekonominë ruse në epokën sovjetike”.

Edhe ambasadorja e Britanisë së Madhe pranë Kombeve të Bashkuara, Barbara Woodward, u shpreh pas lajmeve nga Bucha dhe pamjeve të trupave që dergjeshin në rrugë si dhe të varrezat masive se këto pamje dhe lajmet për vrasje dhe përdhunime që vijnë nga Bucha janë “të tmerrshme, prova të mundshme për krime lufte dhe ndoshta gjenocid”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here