Dollari, në nivelin më të lartë në 2 vite – Politikëbërësit e FED mbështesin një rritje më të shpejtë të interesave!

0
76

Dollari amerikan po qëndon në nivelin më të lartë në 2 vitet e fundit, përballë gjashtë monedhave kryesore ndërkombëtare, pasi procesverbali i takimit të fundit të Rezervës Federale përforcoi pritshëmritë se do të ketë edhe disa rritje të tjera të interesave gjatë këtij viti, për shkak të kërcënimeve inflacioniste. Indeksi i dollarit, që mat ecurinë përballë gjashtë monedhave kryesore ndërkombëtare, po tregtohet në rreth 99.77, niveli më i lartë që nga maji i vitit 2020.

Në procesverbalin e takimit të fundit të Rezervës Federale, politikëbërësit mbështesin një rritje të shpejtë të normave të interesit, sidomos nëse presionet inflacioniste intensifikohen edhe më tej. Në anën tjetër, euro është rritur lehtë, në mbi 1.09 përballë dollarit amerikan, për shkak të lajmeve se trupat ruse janë tërhequr nga Kievi dhe nga disa qytete të tjera ukrainase.

Në tregun e kriptovalutave, bitcoin ka rënë ndjeshëm në sesionin e kaluar, ndërsa edhe sot po qëndron në rënie të lehtë. Kriptomonedha më e madhe në botë po tregtohet më mbi 43 mijë dollarë, ndërsa ethereum po tregtohet në rreth 3200 dollarë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here