Spasovski: Maqedonia e Veriut ka qenë dhe është cak i sulmeve hibride

0
50

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në ClickPlus në TV21 tha se Maqedonia e Veriut ka qenë dhe është cak i sulmeve hibride. Ai thotë institucionet me sukses po përpallen me këto sulme.

“Vetë lokacioni i Maqedonisë së Veriut është i mirë. Dhe ne jemi krenarë që jemi në një lokacion të tillë, kemi shumë mundësi, na hapen shumë perspektiva si shtet, por ky lokacion na jep rreziqe të caktuara. Në lidhje me agresionin ushtarak të Federatës Ruse në Ukrainë, ne jemi shpallur vend armik, megjithatë tentimet për sulem të këtilla kemi pasur nga momenti kur nisën proceset e anëtarësimit në NATO. Ka pasur shumë sulme, ja tani në të kaluarën e afërt, të cilat me sukses institucionet i kanë refuzuar”, tha Spasovski.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here