Maqedonia nuk ngutet për një zgjidhje të shpejtë me Bullgarinë, Edi Rama kërkon të ndahen rrugët

0
57

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama njëkohësisht kërkoi ndarje të Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se përgjithmonë është angazhuar që të ketë zgjidhje të shpejtë me Bullgarinë, por, siç thekson, jo të përshpejtuar.

“Unë asnjëherë nuk lidhesha për data. Gjithmonë thosha se neve na duhet zgjidhje e shpejtë, por jo e përshpejtuar. Ministritë e Punëve të Jashtme të të dyja vendeve punojnë në çështjet politike. Ato çështje politike i bisedojnë në takime sipas standardeve të marrëdhënieve ndërkombëtare. Për momentin punohet në shkëmbimin e ideve sa i përket çështjeve të hapura politike, ndërsa sapo të ketë dokument ose zgjidhje që është e pranueshme për të dyja palët atëherë kjo do të bëhet e ditur si në institucionet në Bullgari sipas procedurave të tyre ligjore edhe te ne sipas ligjeve tona. Në këtë moment zgjidhje e tillë e përbashkët nuk ekziston”, theksoi kryeministri Kovaçevski në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve.

Ai theksoi se nuk ka kurrfarë bisedime të fshehta për këtë çështje dhe se gjithçka për çka flitet tashmë është e ditur.

“Ju e dini që me Bullgarinë ne kemi marrëdhënie që bazohen në komunikim të sinqertë mes dy qeverive, mes dy kryeministrave. Tashmë grupet e punës po punojnë me rezultate konkrete në fushën e ekonomisë, infrastrukturës, arsimit, kulturës dhe integrimit evropian. Tashmë kemi nënshkruar një sërë memorandumesh në bazë të punës së atyre grupeve punuese dhe kemi hapa konkretë të ndërmarrë në fusha të ndryshme”, tha Kovaçevski.

Kryeministri u përgjigj edhe në pyetjen sa i përket informacionit për atë se ekzistojnë individë të cilët punojnë në institucione shtetërore dhe të cilët në praktikë kanë punuar që të mos arrihet marrëveshje ndërmjet Republikës së Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe gjatë kësaj theksoi se rasti do të procesohet sipas procedurave.

“Unë dhe ministri i punëve të jashtë e kishim atë informacion që ditën e parë. Është normale që në kuadër të Ministrisë së Punëve të Jashtme do të procedohet sipas procedurave në shërbimet përkatëse, por nuk mund të them më shumë sepse është informacion i klasifikuar”, tha Kovaçevski.

Kryetari i Qeverisë Dimitar Kovaçevski në margjinat e vizitës së tij të punës në Republikën e Greqisë, me rastin e pjesëmarrjes në Forumin ekonomik Delfi, realizoi takim me ministren austriake për Çështje Evropiane, Karolin Edshtadler në të cilën e shprehën kënaqësinë e ndërsjellë nga marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale ndërmjet dy vendet e cila shprehet edhe në mbështetjen e padyshimtë të Austrisë për procesin eurointegrues të vendit. Lidhur me interesin e përbashkët për çështjet e procesit integrues të Maqedonisë së Veriut, kryeministri Kovaçevski në takim tha se tani është koha e përkryer për të përshpejtuar urgjentisht procesin e hapjes së bisedimeve për Maqedoninë e Veriut, sepse zgjerimi i BE-së me Ballkanin Perëndimor duhet të të shihet nga një këndvështrim gjeopolitik, si një çështje sigurie thelbësore për stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit dhe Evropës.

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursulla fon der Lajen në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin bullgar Kiril Petkov, porositi se Këshilli Evropian që në vitin 2020 solli vendim për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë dhe kërkoi që Bullgaria të ndihmojë për realizimin e këtij vendimi.

Ajo theksoi se të drejtat e pakicave janë në bazën dhe vlerat e marrëveshjeve evropiane dhe se mbrojtja e të drejtave të pakicave është vlerë bazë dhe ato janë në fokus të vëmendjes.

Fon der Lajen theksoi se është me rëndësi që BE-ja ta realizojë premtimin e saj në këto kohëra të vështira ndaj fqinjëve të vet. Sipas saj, kohërat janë shumë të stuhishme dhe ato do ta caktojnë të ardhmen e Evropës.

Kryetarja e KE-së tha se asgjë nuk do të jetë e njëjtë siç ka qenë para luftës në Ukrainë. Në fund ajo përsëriti se duhet të realizohet premtimi ndaj partnerëve nga viti 2020 dhe se konsideron në Bullgarinë për ta udhëhequr procesin.

Kryeministri shqiptar Edi Rama, dje porositi se Shqipëria do të kërkojë nga Bashkimi Evropian nëse mund ta vazhdojë kandidimin për anëtarësim të ndarë nga fqiu i saj Maqedonia e Veriut, e cila vazhdon të përballet me veton bullgare.

Duke folur në Tiranë, Rama tha se nuk është optimist që Bullgaria së shpejti do ta heqë veton e saj për Shkupin. “Shqipëria më nuk mund të presë derisa të dy fqinjët ta zgjidhin mosmarrëveshjen e tyre”, tha Rama, duke shtuar se Shqipëria ka marrëdhënie të mira me të dy shtetet.

Kursi ynë politik pas kësaj çështje, tha ai, tërësisht do të ndryshohet.

Rama këto i komentoi gjatë prezantimit të hulumtimit kombëtar me më shumë se gjysmë milion të anketuar, që tregon se 67 për qind duan që rruga e anëtarësimit të dy vendeve të jetë ndryshe.

Shefi i Diplomacisë, Bujar Osmani, dje në mbledhjen e NATO-s në Bruksel tha se Ballkani Perëndimor është pjesë e pazëvendësueshme e strukturës së ardhshme të sigurisë në Evropë. Prandaj, integrimi euroatlantik edhe evropian i Ballkanit Perëndimor është çështje e sigurisë dhe mjet për forcimin e stabilitetit.

Prandaj përçojmë mesazh të qartë për fillimin sa më të shpejtë të negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, që është thelbësore për ruajtjen e sigurisë rajonale dhe evropiane”, theksoi Osmani.

“Prej këtu përçojmë mesazh të qartë për fillimin sa më të shpejtë të negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, që është thelbësore për ruajtjen e sigurisë rajonale dhe evropiane”, theksoi Osmani, i cili mori pjesë në takimin e rregullt të Këshillit Veriatlantik në nivel të ministrave të Punëve të Jashtme që u mbajt në selinë e NATO-s në Bruksel.

Në Shkup, ambasadorja gjermane Anke Hollshtajn tha se Qeveria në Berlin tani është edhe më shumë e përqendruar në Ballkanin Perëndimor më shumë se kurdo herë.

“Ka emëruar një të dërguar special për Ballkanin Perëndimor. Ne do të vazhdojmë me procesin e Berlinit për të forcuar lidhjen në rajon. Por më e rëndësishmja është se tani politika e zgjerimit bëhet një politikë sigurie dhe duhet t’i jepet një shtysë e rëndësishme, veçanërisht për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, për t’i dhënë liberalizimin e vizave për Kosovën, për të arritur përparim më të madh në marrëdhëniet me Serbinë si dhe stabilitetin në BeH-së pikërisht 30 vjet pas fillimit të luftës, tha Hollshtajn në hapjen e e Shkollës Rajonale të Sigurisë 2022 me temë “Kërcënimet hibride dhe aktorët e huaj në kohë të agresionit ushtarak në Evropë – implikime për sigurinë rajonale”, të organizuar nga Universiteti “Shën Kliment i Ohrit”, Fondacioni “Konrad Adenauer” dhe Qendra “Uilfred Martens” për Studime Evropiane në Bruksel.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here