Njëra të quan Zeus e tjetra Skënderbe’! Kryeministri sqaron deklaratën e ministres

0
55

Shprehjet e ministreve që vlerësojnë Kryeministrin shpesh janë diskutuar në media e opinion. Kryeministri Edi Rama ka sqaruar deklaratën e ministres, Edona Bilalai, e cila e ka konsideruar kreun qeverisë si Zeus. Sipas kreut të qeverisë, deklarata është e shumë viteve më parë dhe siç argumenton Rama ka qenë ironike dhe cinike nga fillimi deri në fund.

Pyetje: Një nga ministret të quan Zeus që po vjen, një ministre tjetër ju quan Skënderbeu…

Rama: Shiko ca të bën media sot dhe rrjetet sociale dhe pasja në disponim e llojeve të budallenjve që sic thoshte Umberto Eco derisa doli internetin i njihte vetëm shtëpia e vet.http://new-admin.noa.al/wp-login.php?action=logout&_wpnonce=75990b0cd9

Kjo intervistë është dhënë shumë vite më parë. Është e rëndë që edhe ti bën të njëjtën gjë. Ajo është një interviste ironike nga fillimi në fund.

Kjo është një idiotësi. Atë intervistë e ka dhënë shumë vite më parë. Ajo është e gjitha ironike. Unë Edona Bilalin e kam kërkuar ta njoh sepse ishte një person që ishte kritik, ironik dhe cinik me mua. Por kisha dëgjuar fjalë të mira për Edona Bilalin Ta marrësh tani një gjë që e ka thënë para 4 vitesh me ironi dhe të thuash ministrja e Ramës thotë që ky është Zeusi, kjo është e rëndë. Ka shumë injorancë në rrjete dhe dëshirë për të thithur gomarllëqe pa i gëlltitur.

Ndërsa për deklaratat e ish-ministres Milva Ekonomi, e cila ka deklaruar se Rama është një “brand”, kreu i qeverise u shpreh:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here