Zëdhënësi i Putinit pranon humbjet e mëdha të ushtarëve rus: Tragjedi e madhe për ne!

0
195

Për herë të parë që nga fillimi i luftës, qeveria ruse po flet publikisht për shifra të larta të viktimave. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se Rusia po përballet me tragjedi ngase shumë ushtarë rus janë vrarë.

“Kemi humbje të mëdha nga ana e agresoritit. Kemi shumë ushtarë të vrarë, të plagosur e të zënë rob, që për ne janë tragjedi e madhe”, ka thënë Peskov.

Më 25 mars, Ministria ruse e Mbrojtjes raportoi se 1,351 ushtarë të saj kishin vdekur që nga fillimi i luftës, ndërsa Ukraina tha se kanë vrarë 19 mijë ushtarë rus.

Peskov tha se shpreson që lufta do të vendoset në ditët e ardhshme.

“Shpresoj të arrijë qëllimet e pushtimit të saj ose “operacionit special ushtarak” në ditët në vijim” ka thënë zëdhënësi i Kremlinit./Indeksonline/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here