Bytyqi: Fëmijët duhet të jenë prioritet, për gjithçka tjetër mund të gjendet zgjidhje në tryezën e bisedimeve

0
39

Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmi Bytyqi ka komentuar grevën që sot ka nisur në institucionet edukativo-arsimore në vend, përcjell TV21. Bytyqi thotë se Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës në vend nuk i ka dhënë mundësinë e mjaftueshme negociatave për gjetjen e zgjidhjes për pagat në arsim.

“Një grevë e përgjithshme padyshim që ka filluar, për fat të keq mendoj se SAShK nuk i dha shansin e mjaftueshëm negociatave dhe përkundër disa tentativave për të negociuar, prapë bënë thirrje për grevë, edhe pse mendoj se është e pjesshme në disa rajone sepse ka vende ku vetë kryetarët e komunave kërkuan që megjithatë procesi arsimor të vazhdojë, sepse fëmijët duhet të jenë prioritet, ndërsa për gjithçka tjetër mund të gjendet zgjidhje në tryezën e bisedimeve”, theksoi mes tjerash Bytyqi për “Utrinski Brifing”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here