LSDM: OBRM-PDUKM të mos e partizojë dhe politizojë grevën e SASHK-ut

0
40

Pas komunikatës për media lëshuar nga OBRM-PDUKM, ka reaguar edhe partia maqedonase në pushtet LSDM. Ata demantojnë fjalët e thëna nga opozita maqedonase pasi sipas tyre po e njëjta ka shkaktuar vetëm shantazhe dhe keqpërdorime të shumta ndaj mësimdhënësve si dhe qytetarëve në përgjithësi.

“OBRM-PDUKM të mos e partizojë dhe politizojë grevën e SASHK-ut. Është e njëjta parti, e cila gjatë regjimit i shpenzoi paratë e qytetarëve për çmenduri monumentale, punëtorët për Shtëpinë e Bardhë ishin vetëm fuqi punëtore e lirë, kurse mësuesit u poshtëruan, u shantazhuan .

Në reagimin e LSDM-së thuhet se pushteti aktual ka treguar kujdes për punëtorët duke rritur pagat, nisur që nga ajo minimalja.

“Për dallim prej tyre, LSDM tregon kujdes të vërtetë për punëtorët dhe arriti t’i rrisë ndjeshëm pagat. Në arsim, pagat janë rritur gjithsej 21 për qind. Paga mesatare ka arritur pothuajse 30.000 denarë, ndërsa minimumi është dyfishuar në 18.000 denarë”.

“Me LSDM-në, pagat do të vazhdojnë të rriten edhe më tutje, por përmes zgjidhjeve të shëndosha dhe kornizës sistematike metodologjike, përmes dialogut ndërmjet palëve të interesuara”, thuhet në deklaratë.

Ndryshe, greva nga SASHK-u ka filluar sot në të gjitha institucionet e nivelit kombëtar, në kopshte, në shkollat fillore dhe të mesme, dhe sipas njoftimeve do të zgjasë derisa të arrihet një zgjidhje e pranueshme për të dyja palët./Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here