Drogba merr dritën e gjelbër për të konkurruar për kryetar të Federatës në Bregun e Fildishtë

0
67

Legjenda e Chelseat, Didier Drogba, është në mesin e gjashtë kandidatëve, të cilët kanë marrë të drejtën që të garojnë për postin e kryetarit të Federatës së Futbollit të Bregut të Fildishtë (FIF) në zgjedhjet e ardhshme.

44-vjeçari ishte në mesin e kandidatëve që i paraqitën dokumentet e tyre të nominimit në Komisionin e Normalizimit dhe më pas iu dha leja për të konkurruar.

Duke e konfirmuar lajmin, presidenti i komitetit të asaj federate, Mariam Dao Gabala, ka thënë në një konferencë për shtyp (transmetuar nga Africa News) se “është mbyllur depozitimi i kandidaturave për kryetar të Federatës së Futbollit të Bregut të Fildishtë”.

(Foto: Instagram/didierdrogba)

“Gjashtë kandidatë janë regjistruar. Ata janë: Yatte Ellele Jean-Baptiste, Arnaud Aka, Laurent Kouakou, Idriss Diallo, Sory Diabate dhe Didier Drogba”, ka thënë ai.

Zgjedhjet do të mbahen më 23 prill dhe Drogba ka premtuar se do t’i japë jetë të re futbollit në Bregun e Fildishtë nëse zgjidhet. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here