I penduar për ndërhyrjet estetike në fytyrë, Simon Cowell: Dukem si një film horror

0
77

Në “Nickelodeon 2022 Kids’ Choice Awards” të dielën, Simon Cowell zbuloi se kishte përfunduar me operacionet plastike pasi e bënte të dukej ‘si diçka nga një film horror’.

“Kishte një fazë ku të gjithë po i mbushnin fytyrat me këtë apo një tjetër”, tha ish-gjyqtari i “American Idol” për “The Sun”.

62-vjeçari – i cili pranoi çmimin më të mirë të ‘Reality Show’ për “America’s Got Talent” me bashkëpunëtorët e tij si Heidi Klum, Sofia Vergara, Howie Mandel dhe Terry Crews – shtoi se ndryshimet e tij në fytyrë i kishin dalë jashtë kontrollit.

Simon Cowell (Foto: Getty Images)

“Ishte një fazë ku kisha shkuar pak larg. E pashë një foto time para një dite më parë dhe nuk e njoha si unë para se gjithash”, tha në intervistë.

Me kalimin e viteve, ylli i “Britain’s Got Talent” ka përvojë me procedura dhe trajtime të ndryshme – duke përfshirë një ‘lifting’ të fytyrës në vitin 2018, një sërë trajtimesh të tjera të fytyrës dhe dieta vegane.

Simon Cowell (Foto: Getty Images)

Sa i përket sekreteve të tij aktuale të kujdesit të lëkurës, Cowell i tha “The Sun” se ai do t’i rikthehet bazave, duke u mbështetur në ushqimin më të mirë dhe rritjen e konsumit të ujit.

“E vetmja gjë e mirë e plakjes është se ke shumë përvojë dhe jo gjithmonë ka të bëjë me gjërat që ke bërë mirë – ka të bëjë edhe me gjërat që nuk i ke bërë”. /Telegrafi/

Simon Cowell (Foto: WireImage)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here