Llapjani “mbret” në MMA, e “paketon” malazezin për 25 sekonda – Indeksonline.net

0
68

Në organizim të “Montenegro Fighting Championship” (MFC) në edicionin e tretë të këtij organizimi, luftëtari i MMA,  Demahmeti Sinani nga klubi “Kroni Fight Team” nga Podujeva për herë të tretë e vërteton që është i pamposhtur në rajon, tani  edhe në kategorinë Semi-pro.

Në një organizim në Podgoricë, MFC kishte mbledhur garues nga tërë rajoni, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Kosova, Bosnia, Mali i Zi dhe Serbia në ndeshje amatore dhe gjysmë profesioniste, ku ndeshja e Demahmet Sinanit me Igor Vukadinovic nga klubi “Zabjelo” i Podgoricës ishte ngjarja e mbrëmjes.

Pas pritjes prej 4 orësh ku u zhvilluan 21 lufta Amatore dhe 6 Semi-pro, i erdhi radha ndeshjes kryesore të mbrëmjes e cila u mbyll për 25 sekonda me fitore me “KO” në raundin e parë përkundër që Demahmeti kishte lëndim mjaft shqetësues në këmbë.

Garuesi vendor pati shumë përkrahës në sallën e stërmbushur por që nuk i beri pune fare.

Demahmetin e pret ndeshja e radhës profesionale në Slloveni në maj te këtij viti.

Më e mira e gjithë kësaj është se ky luftëtar i jashtëzakonshëm është i dalë nga klubi vendor në Kosovë, në Llap, pa ndonjë përkrahje institucionale por që është me ngritje të majave te MMA-s. /IndeksOnline/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here