Presidentja, Prindoni, dy vajzat binjake dhe deputetja Statovci bashkë po ndjekin një ndeshje futbollistike – Indeksonline.net

0
52

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave ka nisur ndeshjen me Belgjikën, për kualifikimet e Kampionatit Botëror 2023.

Kjo ndeshje është duke u zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë, shkruan Indeksonline.

Nga shumë pjesëmarrës, aty ka shkuar për ta ndjekur nga afër edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani si dhe deputetja e VV-së, Jeta Statovci.

Me disa imazhe në llogarinë zyrtare në ‘Facebook’, Statovci ndau dy selfie ku shihen në shoqëri të Presidentes, Prindonit si dhe vajzave binjake të tyre./Indeksonline/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here