Ruskoska: Mblodhëm prova të mjaftueshme për Muhamed Zeqirin! Pritet vendimi i Penales për ankesën e paraburgimit

0
36

Pritet vendimi i Gjykatës Penale për ankesën e paraburgimit të Muhamed Zeqirit. Nga penalja për TV21 thonë se këshilli është formuar dhe po rrjedh afati prej 48 orë për sjelljen e vendimit. Nga atje shtojnë se vendimi mesiguri të merret nesër.

Prokurorja Villma Ruskoska në intervistë për TV24 tha se parahetimi për Zeqirin për mbledhjen e provave ka zgjatur disa muaj, ndërsa ka filluar në gjysmën e dytë të 2021. Është konfirmuar se ka pasur shumë procedura joligjore. Për shembull nuk është kërkuar pëlqim nga Byroja për furnizime publike, ndërsa kanë realizuar procedurë për shërbime konsultative sy me sy.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here