Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, tha se hedhë poshtë gjithçka që po plasohet në opinion këto ditë për gjoja fshehjen e këtij rasti, zvarritje të hetimeve për hendbollistin kroat tashmë të ndjerë Denis Tot.
Ai bëri të ditur se për një person që është në kërkim do të lëshohet fletarrest ndërkombëtar dhe vendas, si dhe tregoi se janë ndaluar dy persona pjesëmarrës në ngjarje.
Në Ministrinë e Brendshme nuk ka asnjë informacion zyrtar se ai është larguar nga vendi.
Policia ka një video që tregon në detaje se si ka ndodhur ngjarja, tha Spasovski, dhe nga bisedat ka disa deklarata ku tregojnë se cila ishte arsyeja e ngjarjes.
“Sipas deklaratave që i kemi, është një keqkuptim personal ndërmjet vajzës dhe djalit”, informoi ministri Spasovski./ Alsat.mk