Presidenti Pendarovski nuk sheh asgjë të diskutueshme në deklaratën e kryeministrit shqiptar Edi Rama për ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia në rrugën drejt BE-së. Përkundrazi, Pendarovski thotë se është logjike, nëse Maqedonia është ende e bllokuar nga Bullgaria, Tirana nuk do të dëshirojë të lidhet në të njëjtën paketë me Shkupin, përcjell FLAKA.
Kreu i shtetit Pendarovski, i cili sot po qëndron për vizitë zyrtare në Mal të Zi, u dërgoi mesazh liderëve të BE-së për t’iu kujtuar atyre se Bashkimi është projekt gjeostrategjik dhe i gjithë rajoni duhet të hyjë sa më shpejt.
“Nuk shoh asgjë të diskutueshme në deklaratën e Ramës, thjesht do të doja t’u bëja thirrje në këtë situatë atyre që vendosin në Bruksel dhe në qytetet kryesore evropiane që përveç faktit që nuk do të ketë asnjë implikim sigurie nga kjo ndarje e mundshme pas qershorit. Mendoni në dritën e zhvillimeve të fundit në Ukrainë që ka filluar BE-ja dhe BE-ja sot duhet trajtuar ndër të tjera si projekt gjeopolitik, projekt gjeostrategjik”, tha presidenti i RMV-së, Stevo Pendarovski.
Dhe presidenti malazez Gjukanoviç sheh tone të reja pozitive në qeverinë e re bullgare të Kiril Petkovit dhe beson se është e mundur të zhbllokohet procesi gjatë presidencës franceze të BE-së. Në ndryshimin e Kushtetutës së Maqedonisë, Gjukanoviq sheh një mundësi:
“Ne e shohim iniciativën për ndryshimin e preambulës së Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut si një mundësi për të pozicionuar bashkësinë kombëtare të malazezëve në Maqedoninë e Veriut në preambulë. Kur të ndryshohet Kushtetuta, do të shohim, e dimë që si në rastin tonë, duhet mbështetje dy të tretat në parlament”, thotë Milo Gjukanoviq.
Për kërkesën e Ramës ka folur sot edhe ambasadorja gjermane në vend, Anke Holstein. Ajo thotë se Berlini zyrtar mbetet në qëndrimin e Maqedonisë dhe Shqipërisë për fillimin e negociatave me BE-në së bashku. Holstein i dërgoi një mesazh Sofjes sot:
“Për sa i përket kornizës negociuese dhe asaj që mund të përfshihet në të, ka kufij. Përjashtohet që të ketë një rast të tillë precedenti që do të kishte pasoja për hapat e mëtejshëm të zgjerimit. Në parim, kërkesat dypalëshe nuk i përkasin kornizës negociuese”, tha Anke Holstein, ambasadore gjermane në Maqedoni.
Deri më tani nga Sofja nuk ka sinjale se rampa për Maqedoninë do të ngrihet në qershor, përkundrazi koalicioni i kryeministrit Petkov po kërcënon me destabilizimin e qeverisë.
Padurimi po shtohet edhe në Tiranë dhe kryeministri shqiptar Rama tha dje në Berlin se pas qershorit do të kërkojnë të shkëputen nga Maqedonia dhe të nisin vetë negociatat me BE-në. FLAKA