Një incident në konferencën e Le Penit – sigurimi tërhoqi zvarrë gruan që protestonte kundër pro-ruses

0
71

Konferenca për shtyp e kandidates për presidente të Francës, Marine Le Pen është ndërprerë në një moment.

Arsyeja e ndërprerjes është sjellja e një gruaje nga publiku, e cila ka ngritur një foto të Le Penit dhe Vladimir Putinit në formë të zemrës, raporton lemonde.

Kjo është një foto e takimit të Le Penit dhe Putinit nga viti 2017 në Paris gjatë konferencës për shtyp të kandidatëve për Asamblenë Kombëtare.

Rojet e sigurisë e rrëzuan menjëherë protestuesen në dysheme dhe e nxorën zvarrë jashtë sallës ku Le Pen foli për një sërë temash aktuale.

Para konferencës, protestuesit bërtisnin “Le Pen është bashkëpunëtore i Putinit”.

Ndryshe, Le Pen ka deklaruar gjatë ditës së sotme se do të punojë si presidente franceze që NATO dhe Rusia të jenë më të afërt. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here