Camavinga po thyen barrierat te Real Madridi – me vetëm 19 vite mbi supe ai po tregon që është e ardhmja e Los Blancos në mesfushë

0
49

Eduardo Camavinga është vetëm 19 vjeç, por rritja e tij këtë sezon, i pari për të te Real Madridi, tregon se ai mund të ketë një karrierë të gjatë me Los Blanocos.

Mesfushori francez ishte edhe një herë vendimtar në ‘rikthimin’ e Los Blancos, këtë herë ndaj Chelseat.

Nuk ishte fjalë për fjalë një rikthim, pasi ndeshja përfundoi me disfatë për madrilenët, por skuadra arriti objektivin e tyre kryesor, që ishte arritja gjysmëfinalja.

Edhe një herë, Real Madrid ia doli me Camavingan në fushë, siç ishte rasti kundër PSG-së. Ai zëvendësoi Toni Kroosin në minutën e 57-të kundër parisienëve, me rezultatin 0-1 dhe me Kylian Mbappe që luante i qetë në fushën e “Santiago Bernabeut”.

Futja e tij rriti vrapimin në mesfushën e Real Madridit, duke plotësuar fuqinë e Federico Valverde dhe duke siguruar hapësirë ​​për Luka Modricin. Ishte një zëvendësim që e shtyu Real Madridin drejt një rikthimi falë shkëlqimit të Karim Benzemas, i cili shënoi tre gola në hapësirën e vetëm 15 minutave.

Situata ishte shumë e ngjashme në ndeshjen e dytë çerekfinale me Chelsean. Kroos u zëvendësua edhe një herë nga Camavinga me Real Madridin që ishte duke pësuar 2-0 dhe me tu futur Camavinga, erdhi edhe goli i tretë i Bluve, duke përmbysur rezultatin 3-1 nga ndeshja e parë. Ishte shqetësimin i madh për mbretërit.

Në këtë ambient presioni maksimal, prania e Camavinga u shfaq si një plotësim i Modric dhe Valverde në mesfushë. Cilësia e këmbës së tij të majtë i lejoi Real Madridit të rifitonte topin dhe ta luante atë me besim, pavarësisht presionit të fortë nga lojtarët e Tomas Tuchel.

Uria e tij bëri që ai të rikuperonte një top që nuk dukej i destinuar për asgjë produktive, por që përfundoi në një pasim për Vinicius Jr që çoi në golin e dytë të Real Madridit.

Zonat ku luajti Camavinga (Foto: Marca)

Ashtu siç ndodhi kundër PSG -së, prezantimi i ish-lojtarit të Rennes i lejoi Real Madridit të rriste shpejtësinë.

Francezi ofroi ritëm dhe vizion në shpërndarjen e lojës, që është thelbësore në futbollin modern. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here