Çfarë ndodhi në ditën e 50-të të agresionit rus në Ukrainë?

0
41

Rusia ka vazhduar edhe sot me bombardime duke shkaktuar viktima dhe dëme materiale. Më poshtë kemi përmbledhur disa prej zhvillime kryesore të ditës së 50-të agresionit rus në Ukrainë.

Komanda ushtarake jugore e Ukrainës tha se goditi luftanijen ruse Moskva me një raketë Neptun dhe se anija kishte filluar të fundosej.

Ministria ruse e mbrojtjes pranoi se luftanija dhe krenaria e tyre është fundosur të mërkurën mbrëma;

Jetët e rreth 2.7 milionë personave me aftësi të kufizuara janë në rrezik në Ukrainë, ka paralajmëruar një komitet i OKB-së;

Rusia e ka paralajmëruar NATO-n se nëse Finlanda dhe Suedia do t’i bashkohen aleancës ushtarake, atëherë ajo do të marrë masa në Balltik.

Ministria e Jashtme e Ukrainës i ka bërë thirrje Kombeve të Bashkuara për të lehtësuar kthimin e fëmijëve ukrainas që janë “deportuar ilegalisht” në Rusi;

Turqia është ende duke punuar në organizimin e një takimi midis Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelenskiy, tha ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se kushti për një takim midis presidentëve rus dhe ukrainas është një dokument i gatshëm që të dy liderët të nënshkruajnë;

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka vendosur sanksione ndaj drejtorit të klubit të futbollit Chelsea, Eugene Tenenbaum, në një përpjekje për të ngrirë deri në 12.7 miliardë euro asete të lidhura me pronarin oligark rus të klubit, Roman Abramovich;

Parlamenti ukrainas i shpalli gjenocid krimet e ushtrisë ruse;

Gjermania sekuestroi jahtin më të madh në botë që i takon motrës së oligarkut rus Alisher Usmanov;

SHBA-ja pritet të dërgojë zyrtarë të lartë shtetëror në Kiev. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here