Diego Simeone u largua nga konferenca për shtyp pas pyetjes ‘me spec’ rreth Real Madridit

0
57

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone la konferencën e tij për shtyp pas ndeshjes, pasi u kërkua nga një gazetar që t’i jepte Real Madridit këshilla se si të mposhtte Manchester Cityn.

Simeone sapo kishte parë skuadrën e tij duke u eliminuar nga Liga e Kampionëve në fazën çerekfinale pas humbjes së përgjithshme 1-0 ndaj Cityt.

Goli i Kevin De Bruyne në ndeshjen e parë ishte i mjaftueshëm për ta dërguar skuadrën e Ligës Premier në gjysmëfinale, në kurriz të Atleticos.

Skuadra e Pep Guardiolës tani do të përballet me Real Madridin në dy ndeshje për një vend në finalen e Ligës së Kampionëve, e cila do të zhvillohet në Stade de France më 28 maj.

Fituesit e asaj ndeshje do të luajnë me Liverpoolin ose Villarrealin për shansin për t’u kurorëzuar kampionë të Evropës.

Simeone u pa shumë i shqetësuar dhe nervozuar gjatë gjithë ndeshjes së mbrëmshme ndaj Cityt, ndërsa në minutat shtesë ishte i papërmbajtshëm.

Megjithatë, trajneri argjentinas nuk ishte i qetë as në konferencën pas ndeshjes, pasi vendosi të largohej kur iu bë një pyetje.

Simeone lë konferencën për shtyp pas pyetjes rreth Real Madridit

Simeone mbajti një konferencë shtypi nëntë-minutëshe e cila përfundoi papritur pasi trajnerit argjentinasit iu kërkua t’u jepte këshilla rivalëve të urryer lokal, Real Madridit, se si ta mposhtin Cityn.

“A është shumë ‘me spec’ për mua t’ju pyes nëse mund t’i jepni disa këshilla Real Madridit se si të mposhtin Cityn?”, ishte pyetja e gazetarit për Simeonen.

“Jo, nuk do të guxoja kurrë ta bëja këtë”, ishte përgjigja e Simeones, i cili u ngrit menjëherë për t’u larguar.

Nuk është çudi që Simeone u largua nga konferenca për shtyp, pasi ai sapo përjetoi një humbje dërrmuese.

Për më tepër, taktikat e Simeones nuk arritën të mbizotërojnë ndaj Cityt, i cili tani është favorit për të fituar Ligën e Kampionëve për herë të parë në histori. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here