Kryetari i Shoqatës së Ndërtimit deklaroi arsyet e rritjes së çmimit të banesave

0
55

Kryetari i Shoqatës së Ndërtimtarisë, Andrea Dimovski, në paraqitjen e tij në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat, duke folur për rritjen e çmimit të banesave tha se kjo është për shkak të disa faktorëve, ndër të cilët çmimet e larta të materialeve ndërtimore, por siç tha ai ka pasur pjesën e vet edhe ligji për ditën e diel jopune.

– Advertisements –

“Rritja drastike e çmimit të materialeve të ndërtimit luajti rolin më të madh në krijimin e çmimit të ri për metër katror si për shitje ashtu edhe për qira, por edhe rritja e pagës minimale dhe rregullore të tjera që kufizuan veprimtarinë e kompanive të ndërtimit luajtën një rol të rëndësishëm, siç është ligji për të dielën ditë jopune”, tha Serafimovski./ Alsat.mk

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here