Nuk ka gola në pjesën e parë mes Atleticos dhe Cityt

0
75

Ka përfunduar pa gola (0-0) pjesa e parë e takimit kthyes çerekfinal të Ligës së Kampionëve, ndërmjet Atletico Madridit dhe Manchester Cityt.

Asnjëra nga skuadrat nuk ka arritur të shënojë në 45 minutat e para në Estadio Wanda Metropolitano.

Pas një harkimi nga këndi të Kevin De Bruyne, John Stones prodhoi rrezikun e parë të vërtetë pas goditjes me kokë.

Ilkay Gundogan e goditi shtyllën pas gjysmë ore lojë, ndërsa në një tjetër goditje, topi iu bllokua.

Atletico Madridi ka humbur me rezultat 1-0 në sfidën e parë në Etihad Stadium, ashtu që duhet ta hapë takimin në pjesën e dytë duke shënuar së paku një gol. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here