“Serbët duan të më vrasin dhe të fajësojnë shqiptarët”/ Osmani kërkon informacion nga autoritetet zvicerane

0
40

Presidentja Vjosa Osmani u ka kërkuar institucioneve të sigurisë në vend që të marrin informacione zyrtare nga autoritetet zvicerane në lidhje me pretendimet e ish-senatorit Dick Marty që tha se serbët duan ta vrasin dhe t’ua lënë fajin ish-ushtarakëve të UÇK-së.

Këshilltari për media i presidentes Osmani, Bekim Kupina, deklaroi  se reagimi i kryetares së shtetit ka qenë i menjëhershëm mirëpo për shkak të ndjeshmërisë së rastit nuk mund të deklarohen tani.

Sapo është bërë publik lajmi për ish-senatorin Dick Marty, Presidentja Osmani ka kontaktuar me institucionet e sigurisë dhe ka kërkuar nga to që menjëherë të sigurojnë informacion zyrtar nga autoritetet zvicerane për planin e agjencive serbe të inteligjencës për ta eliminuar ish-senatorin zviceran Dick Marty në mënyrë që pastaj t’ia lënë fajin personave nga Kosova. Shkaku i ndjeshmërisë së rastit, Presidentja do të mund të deklarohet sërish pas pranimit të informatave zyrtare nga shteti zviceran”, tha Kupina për KosovaPress.

Ish-prokurori zviceran Dick Marty gjatë një interviste më transmetuesin publik zviceran RTS deklaroi se mbrohet nga policë civilë prej një viti e gjysmë të cilët e mbikëqyrin nga afër shtëpinë e tij, e cila gjithashtu është e mbikëqyrur edhe me kamera të sigurisë, ndërsa vet ai detyrohet të mbajë jelek antiplumb kur del jashtë.

E gjithë kjo pas kërcënimeve të serbëve që duan ta vrasin për t’ua lënë fajin shqiptarëve të Kosovës.

Top Channel

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here