Vija e kuqe e BE-së në Ballkan

0
90

Shkruan: Blerim Reka

Dialogu i Brukselit tash e 11 vite po zhvillohet midis dy shteteve me orientime të ndryshme strategjike: Sërbisë pro ruse, (me 95% përkrahje për Moskën dhe vetëm 21% për BE-në); dhe Kosovës pro Euro-Atlantike (me 93% pro BE-së dhe 95% pro NATO-s).

Përkundër kësaj, Brukseli po vazhdon negociatat anëtarësuese me Beogradin, edhepse ai nuk i zbaton sanksionet kundër Rusisë dhe vazhdon të armatoset nga Rusia e Kina. Ndërkaq, Kosovës – që është në linjë me politikën e jashtme të BE-së, ende nuk ja heq madje as regjimin e vizave!

Me politikën e tillë të standardeve të dyfishta, vështirë që BE-ja do të mund ta jetësojë vizionin e saj për “Evropën gjeopolitike”. “Kompasi strategjik” i BE-së nuk mund të navigojë në një Ballkan të lënë në vakuum gjeopolitik, shkaku i tolerimit të kuajve trojan rus në rajon.

Qëndrimi ndaj invazionit rus në Ukrainë, duhet të jetë kriter determinues për shtetet ballkanike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here