Arrestohen dy persona nga Dibra, u gjendet marihuanë

0
60

Policët e Zyrës së jashtme për çështje kriminale – Dibër në koordinim me Zyrën e jashtme për çështje kriminale – Gostivar gjatë ditës së djeshme i kanë privuar nga liria B.L. (19) dhe një i mitur, të dy nga Dibra.

Sipas MPB-së, gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar marijuanë.

Të dyshuarit janë ndaluar në SPB Dibër dhe pas dokumentimit të plotë ndaj tyre do të ngritet kallëzim penal, shtohet në kumtesë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here