“Është djegur qëllimisht, do të ndërtohet aty”, banorët flasin për zjarrin në fabrikën “Treska” në Shkup

0
74

Pasditen e sotme zjarri kaploi ish fabrikën “Treska” në Shkup, shkruan TV21. Banorët e barakave në afërsi për TV21 thonë se edhe dy herë të tjera i njëjti ambient është djegur.

“Kjo është gati hera e tretë që digjet. Edhe më herët ka pasur zjarr? Po edhe më herët. Kjo ka qenë industri e drurit. Brenda është e mbushur me repromateriale, ajo që ka mbetur. Ose duhet të pastrohet ose të largohet nga këtu. Herën e fundit është djegur verën e kaluar”, deklaroi një banor.

IuvenisRekomanduar nga boost.alRrudhat do të zhduken vetëm për 9 ditë! Pa botoks , 15 vjet me e re

Banorët për TV21 thonë se në këtë pjesë është paralajmëruar ndërtim.

“Bëhet fjalë se do të ndërtohet. Do të thotë është paralajmëruar se brenda 3 muajve do të ndërtohet, nuk mundet që kjo të jetë rastësi”, tha një banorë.

Njëra prej banoreve në afërsi ngre dyshimet se zjarri është shkaktuar qëllimisht, në mënyrë që gjatë shpronësimit mos të ketë kompensim.

“Kjo nuk është rastësi. Dikush e ka pasur për qëllim që ta djeg, qëllimisht që mos të na japin banesa. Nuk mund tu themi asgjë, por mua më duket kështu, sikur të ishte qëllimisht. Pse mendoni se është e qëllimshme? Sepse duhet të rrënojnë, duhet të na japin ndërtesa”, deklaroi banorja.

The post “Është djegur qëllimisht, do të ndërtohet aty”, banorët flasin për zjarrin në fabrikën “Treska” në Shkup appeared first on InfoShqip.com.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here