Kacarska deputetëve: Respektoni Kushtetutën

0
38

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Dobrilla Kacarska u bëri thirrje deputetëve që të respektojnë Kushtetutën dhe të zgjedhin gjykatësit kushtetues, shkruan Alsat.

Ndonëse prej një muaj tashmë ka kryetare të re në Komisionin Parlamentar për Zgjedhje dhe Emërime, ende nuk është caktuar seanca për zgjedhjen e katër gjykatësve kushtetues.

“Tashmë bëhet fjalë për një numër të madh lëndësh, sigurisht që numri është mbi 30, dhe situata në Gjykatën Kushtetuese tashmë është alarmante. Pikërisht në këtë situatë dua të them vetëm se besoj se deputetët e njohin Kushtetutën, besoj se e dinë përmbajtjen e nenit 51 paragrafi 2 i Kushtetutës, sipas të cilit secili është i detyruar të respektojë Kushtetutën dhe ligjet. Prandaj do t’u rekomandoja deputetëve që ta respektojnë Kushtetutën”, deklaroi Dobrila Kacarska, Kryetare e Gjykatës Kushtetuese.

Marija Georgievska, e cila është kryetarja e re e Komisionit, thotë se është në pritje të propozimeve për gjykatës nga kolegët e saj deputetë.

“Kam biseduar me anëtarët e komisionit dhe pres që sa më shpejt të më njoftojnë për propozimet e tyre. Sapo të kem informacion se ka propozime, do të caktoj vazhdimin e komisionit për propozimin e gjykatësve kushtetues”, tha Marija Georgievska, Kryetare e Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime.

Gjykata Kushtetuese punon me vetëm pesë gjykatës në vend të nëntë. Me ta, seanca gjyqësore rrezikojnë të dështojnë ndërsa vendim mund të merret vetëm nëse bien dakord të pesë gjykatësit. Por, dy të tretat e vendimeve nuk mund të merren me muaj, për çfarë nevojiten të paktën gjashtë gjykatës kushtetues. Me këtë shumë lëndë mbeten në sirtar deri në kompletimin e Gjykatës Kushtetuese./Alsat.mk

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here