Kovaçevski – Auresku: Tani është momenti për hap para drejt BE-së

0
39

Shkup, 14 prill – Tani është momenti për hap para të Maqedonisë së Veriut në procesin e integrimeve evropiane, ndërsa Rumania vazhdon të angazhohet për zgjidhje në këtë rrugë, përfunduan në takimin e sotëm kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe ministri rumun i Punëve të Jashtme, Bogdan Auresku.

Përmbajtja rifillon pas shpalljes
Një preparat që mund ta përdorni për të kuruar diabetin në shtëpi!

 

Siç bëri të ditur shërbimi për informim i Qeverisë, në takim, Auresku ia përcolli Kovaçevskit përshëndetjen dhe ftesën për vizitë zyrtare në Bukuresht nga kryeministri rumun Nikollae Çuka, si dhe dhe mbështetje të fuqishme për integrimet evropiane të vendit tonë.

Në takim është biseduar për shumë çështje aktuale, si dhe për avancimin e marrëdhënieve bilaterale.

Bashkërisht është potencuar rëndësia e anëtarësimit në NATO edhe e Maqedonisë së Veriut edhe e Rumanisë, që e theksoi luftën në Ukrainë, si një nga vendimet më të rëndësishme të cilin e kanë miratuar dy shtete për sigurinë dhe stabilitetin në vendet, por edhe të rajonit.

Është biseduar edhe për solidaritetin e nevojshëm dhe mbështetjes së ndërsjellë në tejkalimin e sfidave nga lufta në Ukrainë mes shteteve të rajonit, si dhe në kuadër të NATO-s dhe BE-së.

Kryeministri Kovaçevski u falënderua për mbështetjen e madhe dhe miqësore nga Rumania për integrimet evropiane të shtetit tonë dhe i dërgoi ftesë kthyese kryeministrit Çuka për vizitë në Maqedoninë e Veriut.

Ai njoftoi se me kryeministrin bullgar Kiril Petkov kanë marrëdhënie parimore dhe se Republika e Maqedonisë së Veriut mbetet e përkushtuar në zhvillimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe të vendimeve dinjitoze për çështjet e hapura, për të dyja palët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here