Osmani takon Xhaferoviq: Të dy vendet ndajmë qëndrime të përbashkëta për të ardhmen e rajonit

0
47

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në kuadër të vizitës së tij në Bosnje dhe Hercegovinë ka takuar kryetarin e Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Shefik Xhaferoviq.

Takimi i parë i punës në Sarajevë, me Kryetarin e Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Shefik Xhaferoviq.

Të dy vendet ndajnë qëndrime të përbashkëta për të ardhmen e rajonit, përmes rrumbullakimit të perspektivës sonë evropiane, si pjesë e trashëgimisë dhe përgjegjësisë sonë politike.

Gjithashtu, shpreha angazhimin tonë të fortë se Marrëveshja e Paqes së Dejtonit është gur-themel për paqen dhe prosperitetin e B&H edhe për të gjithë rajonin.

Me Bosnje dhe Hercegovinën kemi marrëdhënie të ngushta miqësore, që dëshirojmë që t’i avancojmë edhe më tej, në interes të shteteve dhe qytetarëve tanë, ka shkruar Osmani.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here