Qyteti i Shkupit: Po rregullohet statusi i qiramarrësve të shtëpizave prej druri në “Kej 13 Nëntori “

0
41

Procedurën e re për dhënien me qira të shtëpizave prej druri në “Kej 13 Nëntori” do ta zbatojë Qyteti i Shkupit me qëllim përfundimtar mbrojtjen e qiramarrësve që shesin libra në “Kej”, tha kryetarja Danela Arsovska në takimin me përfaqësuesit e shfrytëzuesve të këtyre shtëpizave, me të cilët bisedoi për statusin aktual ligjor dhe kushtet në të cilat ato punojnë.

Shfrytëzuesit e shtëpizave në “Kej 13 Nëntori” janë lënë pa kontrata aktive me Qytetin e Shkupit nga data 01.02.2018, përkatësisht tashmë katër vite nuk kanë status të rregulluar dhe bazë ligjore për shfrytëzim.

Këta persona kanë aplikuar fillimisht për Thirrjen publike në vitin 2011 me kontratë njëvjeçare, e cila vazhdohej me aneks çdo vit pasardhës, gjë me të cilën u janë ndërprerë kontratat nga 31 janari 2018.

Nga Qyteti i Shkupit informojnë se gjendja aktuale dëmton personat që i shfrytëzojnë shtëpizat për shkak se nuk kanë status të zgjidhur, por edhe Qytetin, i cili u ka mundësuar që për 4 vjet të mos kenë marrëdhënie të rregulluara me kontratë.

Të gjitha procedurat e zbatuara nga Qyteti i Shkupit duhet të jenë në përputhje me ligjin dhe në një procedurë plotësisht transparente për të krijuar politika pozitive për të mirën e qytetarëve, por edhe për të mbrojtur shfrytëzuesit e shtëpizave, të cilët do të kenë mundësi të rregullojnë ligjërisht statusin e tyre dhe të drejtën e përdorimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here