VMRO-DPMNE: Nëse LSDM shqetësohet nga lista e zezë e SHBA, a do të thotë se Boshkoski dhe Thaçi do të përjashtohen nga koalicioni?

0
53

Nga VMRO-DPMNE-ja opozitare kanë reaguar në lidhje me përditësimin e fundit të listës së zezë nga Departamenti i Shtetit të ShBA-ve, përcjell TV21. Nga kjo parti akuzojnë LSDM-në dhe BDI-në se në listën e zezë ka persona të cilët janë pjesë e koalicionit qeveritar, ndërsa thonë se pushteti punon me kompani të cilat janë pjesë e kësaj liste.

“Pamja reale e qeverisë së LSDM-së dhe BDI-së është pasqyruar në Raportin e Departamentit të Shtetit, dhe kjo është shumë krim. Por, nëse LSDM-në e shqetëson kaq shumë lista e zezë e SHBA-ve, a do të thotë se Ljube Boshkoski dhe Menduh Thaçi, të cilët janë në listën e zezë të SHBA-ve, do të përjashtohen nga koalicioni me të cilin e ndajnë pushtetin. Qytetarët e dinë shumë mirë se qeveria e LSDM-së bën biznes edhe me kompanitë që janë në listën e zezë të SHBA-së, të cilat janë anti-NATO”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.

Ndryshe, në përditësimin e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit në listën e zezë – si persona të padëshiruar janë vendosur ish kryeministri i Maqedonisë së Veriut njëherë edhe ish kreu i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski dhe ish drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, Sasho Mijallkov.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here