Allegri flet pas barazimit me Bolognën: Duhet të bëjmë më mirë, Roma. Lazio e Fiorentina na rrezikojnë

0
45

Juventusi nuk ka arritur më shumë se një barazim 1-1 përballë Bolognës në Allianz Stadium.

Me barazimin e sotëm, Zonja e Vjetër tani është në presion pasi mund ta humbasin vendin e katërt në tabelë.

Juventus aktualisht zë vendin e katërt më 63 pikë, gjashtë më shumë se Roma dhe shtatë më shumë se Fiorentina e Lazio, ku që të tria skuadrat kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.

Trajneri Massimiliano Allegri ka folur pas kësaj ndeshje duke thënë se rrezikohen nga tri skuadrat për një vend në Ligën e Kampionëve.

“Fatmirësisht arritëm të barazonim në një ndeshje që ishte shumë e komplikuar. Kemi bërë një pjesë të parë të mirë, ndërsa pas golit të Bolognës krijuam shumë raste dhe goditëm edhe shtyllën”, tha Allegri.

“Duhet të bëjmë më mirë, por pa u demotivuar. Nga pas vijnë Fiorentina që ka një kalendar më të mirë si dhe Lazio e Roma. Duhet t’i marrim ndeshjet me radhë dhe të jemi më të qetë”.

“Ndeshjet zgjasin shumë dhe ka gjithmonë kohë për të fituar. Pësojm gjithmon gol në ndeshjet e fundit dhe duhet të përmirësohemi e të jemi më të qetë”, tha Allegri. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here