Pas “Ma shumë se ti”, Beatrix Ramosaj tregon se ka përfunduar projektin e ri muzikor

0
79

Janë bërë vetëm tri ditë që kur Beatrix Ramosaj ka publikuar projektin e ri muzikor “Ma shumë se ti”.

Ky projekt, të cilin e solli në bashkëpunim me DJ Geek, u prit mirë nga publiku dhe vetëm për këtë kohë të shkurtër kaloi mbi një milion klikime në YouTube.

Derisa po pëlqehet nga publiku në masë të madhe, ajo bën me dije se ka përfunduar projektin e radhës.

Beatrix Ramosaj (Foto: Instagram)

“Sapo përfundova incizimin e këngës time të re njerëz. Ditë produktive”, ka shkruar ajo.

Ndërkaq, në tjetrin postim artistja shihet në një studio muzikore duke punuar për këtë këngë.

Beatrix Ramosaj (Foto: Instagram)

“Ma shumë se ti” ndryshe u tha se iu dedikua ish-partnerit të saj, aktorit nga Vlora, Donald Veshaj.

Me këtë të fundit ka nisur një romancë dashurie brenda Big Brother VIP, e që u ndanë menjëherë pas përfundimit të spektaklit. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here