Dua emocionohet nga mikpritja e fansave në koncertin e parë në Londër pas dy vitesh: Bukur të kthehesh në shtëpi

0
44

Dua Lipa ka treguar se ka pritur kaq gjatë për të bërë rikthimin e saj ’emocional’ në skenë në Britaninë e Madhe, pasi më në fund filloi turneun britanik të shumë vonuar “Future Nostalgia” në Mançester të premten.

Gjatë një interviste me The Sun, 26-vjeçarja, pranoi se “kaq shumë kishte ndryshuar” që nga koha kur turneu i saj ishte menduar të zhvillohej, duke e përshkruar reagimin nga fansat e saj si “mirëseardhja më e mirë në shtëpi ndonjëherë”.

“Kemi pritur kaq shumë për të bërë këtë shfaqje, e zhvendosëm dhe e shtymë dhe më në fund jemi këtu”, tha Dua.

Në përputhje me emrin e turneut, Dua u kthye në vitet e fundit, të cilat e panë turneun e saj të vonuar disa herë për shkak të pandemisë COVID-19.

Ajo tha: “Po shikoja fotografitë e koncerteve të mia të mëparshme këtu në Mançester dhe u emocionova shumë, pasi shumë gjëra kanë ndryshuar në atë që ndjehet si ‘kaq pak kohë’”.

“Dua t’ju falënderoj shumë për dëgjimin e muzikës dhe gjithë mbështetjen tuaj për të kërcyer me ne”.

Dua gjithmonë u kthen kohë fansave të saj dhe u shpreh mirënjohje. “Kjo do të thotë bota për mua. Faleminderit që më lejuat të jem në këtë skenë”, i tha ajo audiencës.

Dua dukej yll në çdo centimetër të trupit të saj, teksa doli në skenën e madhe të “The AO Arena”, për të performuar në një koncert si pjesë e turneut të saj, “Future Nostalgia”.

Lipa e talentuar kishte veshur një kostum ngjyrë rozë neoni me një dizajn lulesh.

Dua gjithashtu veshi një palë doreza me material të ngjashëm dhe i shtoi disa centimetra shtatit të saj, me një palë çizme me taka të larta në të njëjtën ngjyrë.

Ylli vuri në pah tiparet e saj të bukura të fytyrës me një makijazh të lehtë, të realizuar në fytyrën e saj. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here