Enca ndryshon pamjen – paraqitet me stil të ri të flokëve

0
63

Këngëtarja e njohur, Enca Haxhiu ndonëse ka kohë që nuk ka lansuar një projekt të ri televiziv, ajo mbetet mjaft e komentuar.

Prej kohës, këngëtarja nga Shqipëria po qëndron në Dubai nga ku nuk mungojnë postimet e shumta në rrjetet sociale.

Por, së fundmi Enca ka zbuluar se ka ndryshuar stilin e flokëve, teksa postoi video dhe foto të ndryshme ku shihet me pamjen e re.

Foto: Enca/InstaStory

Krijuesja e hitit “Dua” shihet me flokët e gjata në stil të gërshetave, ndërsa u paraqit e veshur me një këmishë të gjelbër të kombinuar me mini fund të zi dhe çantë të markës “Fendi”.

Foto: Enca/InstaStory

Të shumta ishin komentet e fansave dhe miqve të saj të cilat ishin kryesisht pozitive.

Ndërkohë, kujtojmë që kënga e fundit e Encës është “Suavele” që u lansua në korrik të vitit të kaluar, ndërsa këngëtarja nuk ka paralajmëruar ende një projekt të ri. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here